“Më mungon dashuria ime”, ky është dedikimi romantik për Lorik Canën

Bashkëshortja e Lorikut ka zgjedhur të postojë gjithçka veç familjes në Instagram. Duket që është një arkitekte, një vajzë me shije, që i pëlqen të jetojë bukur, kureshtare ndaj të veçantave që ofrojnë vende të ndryshme, por me vështirësi e kupton që është bashkëshortja e futbollistit të njohur dhe mami i Boiken-it. Kohën me familjen ajo ka vendosur ta shijojë në realitet dhe dashurinë për ta, rrallë e shpreh publikisht.