Dëgjojeni këtë këngë, shkencëtarët thonë se ul shqetësimin për 65 për qind (Video
Dëgjojeni këtë këngë, shkencëtarët thonë se ul shqetësimin për 65 për qind (Video
gennaio 29, 2018
Shqetësimi – ndjenja e panikut, brengës dhe frikës – nuk është diçka e re. Shekuj më parë ishte shkruar për këtë dukuri edhe nga Hipokrati, nga Soren Kierkegaard, por edhe Sigmund Freud, i ishte adresuar këtij çrregullimi në vitin 1926.Një anketim i vitit 2013 kishte zbuluar se 57 për qind e studenteve femra të Amerikës kanë raportuar për episode të shqetësimit, përderisa në Britani të Madhe është raportuar se një në dhjetë meshkuj vuajnë nga sulmet e panikut, transmeton Albanews.Marjorie Wallace, drejtoreshë e ‘Sane’, beson se gjenerata Y (personat e lindur në vitet e 1980-ta dhe 1990-ta) i përkasin epokës të dëshpërimit.Ndër shkaktarët kryesorë të shqetësimit dhe depresionit mbeten edhe rrjetet sociale, pasi na lejojnë të krahasojmë çdo gjë – lidhjet, dietat, pamjen fizike, bukurinë, pasurinë, standardin e jetesës etj. Dhe kjo padyshim se shkakton depresion. E krijuar nga Marconi Union, muzikantët ishin mbledhur me terapistë të muzikës për të përpiluar me kujdes harmonitë, ritmet dhe linjat e basit, të cilat ia zvogëlojnë rrahjet e zemrës dëgjuesit dhe shtypjen e gjakut./Albanews.ch Per me shume degjojeni kengen ne linkun mbi reklame!