Pse kafeja shijon më shumë të dielën sesa çdo ditë të javës?

Të dielën edhe nëse e pini kafen po aq herët sa çdo ditë keni më shumë mundësi për të qëndruar për ta nuhatur, për ta pirë më ngadalë, për të ndjerë shijen e vjetër në qiellëz. Këto gjatë një mëngjesi pune janë luks. Në kokë të vrapojnë shumë mendime dhe ti nuk përqendrohesh te veprimet, siç është edhe pirja e kafes dhe pothuajse nuk e kupton shijen e saj.Por një arsye tjetër është që, të dielave kafen e pimë më vonë sesa zakonisht. E lëmë për ta pirë jashtë me miqtë dhe takimi nuk ka pse të jetë në kohën kur fillon puna. Dhe gjatë këtyre orëve trupit i ka munguar kafeja. E ka marrë malli në një farë mënyre për shijen e saj dhe prandaj sapo vjen filxhani ju e ndjeni menjëherë aromën e saj që ju kujton sa ju pëlqen kafeja.E pra, kafedashës, shijojeni kafen më të bukur të javës!
Pse kafeja shijon më shumë të dielën sesa çdo ditë të javës?